Poezi nga Sokrat Habilaj
Mundet që në jetë, i djegur nga malli,
Të ndjekësh veç një grua në çdo skaj.
E skalitësh në sy, si t’u shfaqë së pari,
Imazhin e gështenjtë, të flokëve të saj.
Kur thinjet një fije, dy, a ca më tepër,
E nëna nisë bëhet një grumbull reshë.
Të vjen dhembshurisht një grua tjetër,
Kreshtën e hirtë nga thinjat e zhveshë.
Ndërsa u frynë flokëve që të bëjnë zë,
Kur bashkë me to të shtrihet në brinjë.
Ti fillon e i numëron fijet, një nga një,
Ashtu të bukur, të bukur pa një thinjë.
Ndoshta nuk e kupton se pak nga pak,
Ajo pllajë e butë bëhet bokërimë hëne.
Dhimbjes së ikjes i shtohet një shkak,
Kujt t’ia lë flokët që kisha në mendje?
Dhe atje ku të jem, i djegur nga malli,
Një grua do ndjek sa të thinjet e gjitha.
Por flokët do shfaqen si i pash së pari,
Tek ty është gruaja e bija që s’e kisha!
ObserverKult
————————————————————–
Lexo edhe:
LETRA E LASGUSHIT PËR TË BIJËN: NUK MË VJEN FRIKË TË VDES, NËSE JAM…
Lexo edhe:
ZOTI MA ÇOI SMUNDJEN E NUK MUNDA ME TË ARDHË TE VARRI!, ÇUN LAJÇI…
Aktori Çun Lajçi ka përkujtuar të bijë e tij të ndjerë, Bubulinën, në ditëlindjen e saj, në një situatë të pazakontë, i shtrirë në spital të mushkërive.
Aktori i madh ndjehet keq pasi është viti i dytë që s’mund ta vizitojë varrin e të bijës për ditëlindje, vitin e kaluar shkaku i karantinës, dhe këtë vit shkaku i gjendjes së rënduar shëndetësore.
Për tekstin e plotë Klikoni KETU
ObserverKult