Sokrat Habilaj: Dikur s’mund të ishe as ankthi im…

sokrat habilaj
Sokrat Habilaj


S’mund të ishe dikur, kaq e bukur,
Kur në sy të tjerë endeshe pa lidhje.
Sytë e mi, edhe ata udhë humbur,
Ende s’të kishin hedhur tis nusërie.

Kur nuk të shihja thinja mbi flokë,
As më shumë s’të doja, gjithashtu,
Një grua është mall deri në kockë,
Veç nëse thinjet brenda syve të tu.

Dikur s’mund të ishe as ankthi im,
Se ankthet s’janë kaq të shpeshta.
E një grua, është e tëra drithërimë,
Pasi të ka ribërë dy herë, nga vetja!

*Titulli i origjinalit: “Drithërimë”

ObserverKult


Lexo edhe:

SOKRAT HABILAJ: EDHE NË BOTËN MATANË, TI DO JESH DASHURIA IME E VETME…