Sokrat Habilaj: E kuptuam se ndarja s’ishte më e keqja

Ishim të ndarë nga njëri-tjetri, si nga vetja,
Kur u takuam mbetëm një çast si të mekur.
Dhe kuptuam se ndarja s’ishte më e keqja,
Ata që duheshin dikur, tani kishin vdekur.

Ashtu të ndarë, me kohë ishte fikur zjarri,
E shpirti ishte thërmuar në pjesë si qelqet.
Sa kohë ishim larg dukej na mbyste malli,
Po kur u gjendëm pranë na baltosën veset!

*Titulli i origjinalit: “Ndarje”

LEXO EDHE: Sokrat Habilaj: Për të dashur një grua…