Sokrat Habilaj: “Ka kush më do mua, nëse nuk më do ti…”

sokrat habilaj pasi

Poezi nga Sokrat Habilaj

Në heshtje kisha bërë një marrëveshje,
Të të doja pafund në të gjitha dobësitë.
Pikat delikate, apo dhe cenet po deshe,
Të të doja çdo imazh që kishe në shpirt.

E t’i desha dobësitë, pa menduar gjatë,
Po betohem se nuk të bëra asnjë dredhi.
Që të mburresha nesër, si një burracak,
Ka kush më do mua, nëse nuk më do ti.

Njëmijë herë mallin nga e para ta nisja,
Njëmijë pjesë do ndahesha, si më herët.
Ti mos më lëndo, ku më gjen në grimca,
Se bashkë me mua lëndon dhe të tjerët.

*Titulli i origjinalit: “Dobësitë e tua”

ObserverKult


Lexo edhe:

SOKRAT HABILAJ: DIKUR MË SHUMË MUND TË TË DOJA…

Dikur më shumë mund të doja,
Po në dashuri nuk jam ngutur.
Prisja një tjetër kohë ndoshta,
Që të bëheshe dhe më e bukur.

Mund të doja sa të derdhja lot,
Kur hëna braktisi shtratin e saj.
Veshur nuse u shfaqe në portë,
Prapë thash mungon një detaj.

POEZINË E PLOTË E GJENI KËTU