Sokrat Habilaj: Kurrë mos i nisni nënës letra me postë

sokrat habilaj
Sokrat Habilaj

Kur të ndjeni deri në kockë mallin e saj,
Ndoshta do jeni larg e nuk i shkoni dot.
Sikur edhe e gjithë bota t’ju bëjë me faj,
Kurrë mos i nisni nënës letra me postë!

Jo thjesht se gjunjët i çapit me përtesë,
Dhe trupi i saj do ju shfaqet si një hark.
Kanata gjithë ndryshk për ju do dënesë,
E do derdhë dhe lot që s’ju pa në prag.

Jo thjesht se mundet të ndodhë më pas,
Që dora e nënës zgjatur në derë së gjalli.
Papritur do duket se doli nga një rrasë,
Mermerin mundet ta thyejë vetëm malli.

Jo thjesht se letrat ju i nisët me të tjerët,
Do ndiheni ngushtë kur të mos jetë më.
Se ndoshta ikjen e sollët dhe më herët,
Ku dhe fëmijëria juaj do varrosej me të.

Jo thjesht se dua të them trishtime koti,
Për postierin që s’e pret njeri në portë.
Por kujtoni një derë që s’e hap as Zoti,
Kurrë mos i nisni nënës letra me postë!

*Titulli i origjinalit: “Kujtesë”

ObserverKult


Lexo edhe:

AMANETI I GJIMNAZISTIT SHKODRAN QË E LAN’ PA KËMBË E DUAR NË BURG… PAS NJË KOHE U NDA NGA JETA