Sokrat Habilaj: Malli i asaj që iku

Nuk di si ndihesh pranë syve të tjerë,
Unë kam mall e inat, lodhur nga pritja.
Do të doja të shihja vetëm njëherë,
Thjesht të puthja, a të shaja e të ikja

Ke rënë pre e të mirës, a të keqes!?
Por ty as të puth dot, e jo më të të shaj.
Se ty, të kam përtej syve, brenda vetes.
Si mund të të shoh atje, e të flas pastaj…!?

LEXO EDHE: SOKRAT HABILAJ: TI MOS U TRISHTO…