Sokrat Habilaj: Mos shkruaj vargje dashurie për mua!

sokrat habilaj
Sokrat Habilaj

Të lutem mos shkruaj vargje dashurie për mua!

Se mund të mendosh që kur bien netët,
Më këndon si fllad, apo thjesht si hënë.
Pastaj, hutaq si të gjithë poetët,
Buzën time e lë krejt të pa ngrënë.

Se mund të mendosh që ti nëpër rreshta,
Krijon edhe jetë, nën strehë reje.
Dhe harron pa dashje, gjëra të thjeshta,
Që bota krijohet veç brenda meje.

Se mund të mendosh që çdo pëshpërimë,
Ti nis e ma kthen në vargje me ngutje.
Dhe harron, i dehur, se asnjë rimë,
As gjithë vargjet s’vlejnë sa një puthje.

Se mund të mendosh që fjalë mrekullish,
Shkruhen në libra, a letër së paku.
Dhe harron se dua gërvishtje në mish,
Sikur pas çdo germe, të shpërthejë gjaku.

Se mund të mendosh që me yjet flet,
Dhe s’kupton asgjë çfarë do një grua.
Që ta mësoj unë, ashtu si di vet,
Mos shkruaj të lutem vargje për mua!

ObserverKult

Lexo edhe:

Këto janë vargje dashurie për ata që s’dashuruan kurrë…

Nga Artan Gj. Hasani

këto janë vargje dashurie për ata që s’dashuruan kurrë
dhe për ata që kujtuan se shumë dashuruan…

për ata që kishin frikë të rrinin vetëm
dhe për ata që nevojën për të pasur dikë
me dashurinë gjithnjë e ngatëruan…

për ata që i jetuan vitet e gjata krenarisht
duke vrarë çastet më të bukur të jetës…

dhe për ata që i qëndruan besnikë njëri- tjetrit
por kurrë vetvetes…

për ata që përçmuan çdo lule
që bahçja e tyre s’e kishte…

Poezinë e plotë e gjeni KETU

Lexo edhe:

Gëte: Rridhni drejt harrimit ju vargje dashurie!

Rridhni drejt detit të harrimit,
O vargje t’ëmbla dashurie!
Asnjë djalosh mos ju këndoftë
Dhe asnjë gojë vajzërie

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult