Sokrat Habilaj: Nuk ikën dashuria, nuk ikën kështu…

Unë... gratë

Ti duhet të më lije mua diçka, në ikje,
Një grimcë malli, inat a lot të trishtë.
Se shpirti s’është thjesht degë pishe,
Ku dashuria rri ca çaste rastësisht.

Nuk ikën dashuria, nuk ikën kështu,
Po kur vdesë, shpirti kthehet në kubè.
Tani nëse ndodh të të kujtohem diku,
Bëj ç’të duash me mallin që lashë atje.

Po deshe lere në harresë, tej në skaj,
Po deshe kalo pranë tij, si një e huaj.
Po deshe qeshë me të, a me të qajë
Po deshe, si fëmijë me të nis e luaj.

Po deshe shkele, të mos ndihet më,
Si hiri i një cigareje që sapo u shua.
Apo, në buzët e një tjetri, tallu me të,
Dhe tregoi si duhet puthur një grua!

Në ndodhtë të ankohet, mos u trishto!
Unë vet të thashë, atë mall e kam tepër.
I thuaj…s’mund t’i thuash gjë, apo jo?
Ti e di që unë veç tij, s’kam mall tjetër.

ObserverKult


Lexo edhe:

SOKRAT HABILAJ: KOHË E TRISHTË PËR DASHURI

Jetojmë në kohë të trishtë për dashuri,
Ku dashuria as vdesë, as mbetet gjallë.
Duke u kthyer nga pak në harresë gri,
S’kujtohet njeri të hap për të një varr.

Ne, mbetur mangët, humbasim me të,
Dhe pjesë nga vetja kthejmë në mort.
Ka kohë që fatkeqësisht s’ndodhë më,
Të puthim një grua, si grua të plotë.

Nëpër tavolina mejhanesh tej në skaj,
Dashurinë çdo ditë e përtypim si buaj.
Ka kohë që s’e kujtojmë fytyrën e saj,
Ashtu skelet mbetur të duket si e huaj.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


SOKRAT HABILAJ: I KUJT ËSHTË KY ATDHE?

Poezi nga Sokrat Habilaj

Thanë se Atdheun e kemi bashkë,
Dhe na treguan një lum, a një pllajë.
Një imazh reje, që tundej si erashkë,
Dhe një pirg dhè që pret në skaj.

Pastaj i morën për vete, një nga një,
Të gjitha ato që kishim bashkë në letër.
Kur panë se për ne, nuk mbeti asgjë,
Thanë:-Ikni! Thyeni qafën diku tjetër!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult