Sokrat Habilaj: Sa herë takoj të panjohur…

sokrat habilaj
Sokrat Habilaj

Poezi nga Sokrat Habilaj

Sa herë që takoj të panjohur diku,
Kam plot gjëra e fjalë të pathëna.
Dua që prezantimin ta bëj kështu,
Fillimisht më pyesni:-Jeton nëna!?

Mos prisni që të flas shumë për vete,
Dhe pse për udhën ku eca kam mall.
Keni kohë të më mbysni me pyetje,
Më lini të them:-Nëna është gjallë!

Bota është e ashpër, a dhe e brishtë,
Sa në një pellg loti e kthejnë zemrën.
Doni të dini pse bota është e trishtë?!
Pyesni së pari ata që s’e kanë nënën!

ObserverKult


Lexo edhe:

SOKRAT HABILAJ: TI MOS U TRISHTO, KUR TË SHIKOSH LOT…

Ti mos u trishto që unë jam kështu,
S’mund të jem ndryshe dhe po të dua.
Kur dhimbjet e mia, i harroj diku,
Dhimbjet e botës strehohen tek mua.

Ti mos u trishto, kur të shikosh lot,
A nëse dhimbjet më kanë lodhur mjaft.
Mos më merr inat që nuk i ndala dot,
Kur me dhimbjen më hodhën dhe baltë.

Ti mos u trishto për buzëqeshjen tënde,
Se ndoshta mes lotëve, gjendet në pusi.
Po në shpirt për ty, i ruaj ca vende,
Ku askush troket, as nuk hynë njeri.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


SOKRAT HABILAJ: MOS SHKRUAJ VARGJE DASHURIE PËR MUA!

Të lutem mos shkruaj vargje dashurie për mua!

Se mund të mendosh që kur bien netët,
Më këndon si fllad, apo thjesht si hënë.
Pastaj, hutaq si të gjithë poetët,
Buzën time e lë krejt të pa ngrënë.

Se mund të mendosh që ti nëpër rreshta,
Krijon edhe jetë, nën strehë reje.
Dhe harron pa dashje, gjëra të thjeshta,
Që bota krijohet veç brenda meje.

Se mund të mendosh që çdo pëshpërimë,
Ti nis e ma kthen në vargje me ngutje.
Dhe harron, i dehur, se asnjë rimë,
As gjithë vargjet s’vlejnë sa një puthje.

Se mund të mendosh që fjalë mrekullish,
Shkruhen në libra, a letër së paku.
Dhe harron se dua gërvishtje në mish,
Sikur pas çdo germe, të shpërthejë gjaku.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult