Sokrat Habilaj: Të desha

sokrat habilaj
Sokrat Habilaj

Poezi nga Sokrat Habilaj

Të desha, sipas mënyrës sime të desha,
Dhe pse malli i një burri shpesh bën faje.
Unë dhashë gjithçka të bukur nga vetja,
Por ndoshta dhe kam gabuar në ca detaje.

Të desha sa s’munda as të t’i shoh sytë,
Nëse ishin të trishtë, a qeshnin me mua.
Si nuk e mendova se unë jam vetë i dytë?
Ndryshe qan burri, ndryshe qan një grua.

Të desha edhe me trille si askush tjetër,
Ndoshta lëndoheshe kur shpejtoja hapat.
Doja që para teje të prek çdo milimetër,
Nuk më linte meraku ku do trokisje takat.

Por kur mendoja se edhe mund të më ikje,
Ndjeja flokët e tu që më harbonin përbri.
Duhet të të kërkoj falje për çdo gërvishtje,
Të desha, të desha si nuk ka dashur njeri!

ObserverKult


sokrat habilaj
Sokrat Habilaj

Lexo edhe:

SOKRAT HABILAJ: DIKUR MË SHUMË MUND TË TË DOJA…

Poezi nga Sokrat Habilaj

Dikur më shumë mund të doja,
Po në dashuri nuk jam ngutur.
Prisja një tjetër kohë ndoshta,
Që të bëheshe dhe më e bukur.

Mund të doja sa të derdhja lot,
Kur hëna braktisi shtratin e saj.
Veshur nuse u shfaqe në portë,
Prapë thash mungon një detaj.

Mund të doja dhe pa kufi malli,
Kur si llavë më the: – Do të vdes!
Po pa pritur që të shuhej zjarri,
Nga dufi im e fshihja një pjesë.

Dikur mund të të thosha:-Ja tani,
Tej këtij malli mbaron gjithçka,
Kur më ribëre dy herë si perëndi,
Prapë unë thash : – Të pres dhe ca!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult