Sokrat Habilaj: Ti s’bëhesh kurrë “ish”…

shpirt grua vuajtja du atë


Nëse s’do të kem më, ti s’bëhesh “ish”,
E mua “ish” s’do më duket kurrë vetja.
Kur një shpirt i vetëm ndahet në dysh,
Me ndarjen, varroset edhe e djeshmja.

Unë si gjethe vjeshte s’dihet ku do iki,
Ti kush e di ku do tundesh si erashkë.
Ai që s’e kupton se ndahet dhe shpirti,
Do pëshpëritë: -Të paktën janë bashkë.

Po ne do jemi bashkë, aq sa janë dy lot,
Që rrjedhin larg njëri-tjetrit në heshtje.
E ti më thuaj po deshe se ka edhe mort,
Po “ ish” mos e përmend as në vdekje.

ObserverKult

Lexo edhe:

SOKRAT HABILAJ: TRADHTITË E MIA KANË EMRIN TËND!

Të dua, më shumë se dje të dua sot,
Më shumë se sot, do të dua nesër.
Bëj të iki nga ty e nuk iki dot,
Fle me ty e zgjohem me një tjetër.

Betohem për ty dhe e dredh në çast,
Sepse ti në sy, shpik një tjetër grua.
Kërkoj ca yje, gjej dy sy të zjarrtë,
Që përgjërohen dhe qeshin me mua.

Përqafoj dikë, ti më mbyt në puthje,
Dehem me ty, e tjetër kam në mend.
Nisem të humbas, vij tek ti me ngutje,
Tradhtitë e mia kanë emrin tënd.

ObserverKult