Poezi nga Sotia Tsotou
Kur të vijë ora të martohem,
do marr për burrë një kapiten,
kur të më niset të mallohem,
të shkojë me frikën se s’më gjen.
E unë në breg të detit, zgjuar,
kur të çfryjë era, egërsirë,
t’i lutem Zotit përgjëruar,
që të ma kthejë shëndoshë e mirë.
Dhe kur anija që u largua,
ta sjellë, i qoftë ora e mbarë,
sa ç’e kam dashur prapë ta dua,
ndoshta më shumë se dhe më parë.
Ma thotë e lumja zemra ime,
detar e dua shokun tim,
me trup të jetë në udhëtime,
me shpirt e mend në gjirin tim.
E unë të marr udhën e largët,
që Shën Mërisë me adhurim,
t’i them t’i mbajë të qeta dallgët,
ta ketë në mbrojtje shpirtin tim.
Shqipëroi: Arqile Garo
ObserverKult
Lexo edhe:
SOTIA TSOTOU: UNË VETËM NATËN ADHUROJ TOK ME ATA QË DASHUROJ
Vjen mbrëmja përsëri, darka afrohet,
dhe ora ime vjen, ah! ajo orë…
kur mugëtirë e saj unifikohet,
me vranësinë e shpirtit tim të gjorë,
vjen mbrëmja…
Djalosh i natës unë përherë, agimin shoh si gjë pavlerë,
me zotërinjtë e dhjamur, me kazmirët.
Unë vetëm natën adhuroj tok me ata që dashuroj,
me fukarenjtë, të shtypurit,… të mirët.
Poezinë e plotë mund ta gjeni KËTU