Nga Stavros Stavropoulos
Nuk arrita të jetoj,
por të paktën,
do arrij të vdes i gjallë,
jo i vdekur.
Gjithmonë kam patur aftësinë
të veçoja,
që kur isha në shkollë
-i vogël sa një guralec-
të gjallët nga të vdekurit.
Zatën unë,
gjithmonë e kam dashur
jetën,
gjer në vdekje.
Shqipëroi: Arqile Garo
*Titulli i origjinalit: “Gjer në vdekje”
———————————————————————————————-
LEXO EDHE: VISAR ZHITI: INVICTUS, HISTORIA E NJË POEZIE TË PËRBOTSHME
Invictus, historia e poezisë- nga Visar Zhiti
A ka autor? Patjetër që po. Cili është? Anonim, kolektiv, biblik? Tamam si në një skenë teatri më bëhej errësira, kur bie perdja dhe mes duartrokitjeve të shumta kërkohet të dalë autori e ai vonon.
“Invictus” – nga latinishtja “I pamposhtur” – është dhe titulli i një poezie që kujtohet në botë, për forcën, për kumtin e saj, më saktë, ka një kushtrim të brendshëm, përbashkues, që të përballesh të keqen me dinjitet. Duket si e derdhur në bronz, si një medaljon për këdo.
E rimora ndër duar, ndoshta nga që në vendin tim po flasin për poezinë këto ditë, në media, pa poezi, jo duke u bashkuar, – sa fjalë ideale duket kjo, e largët, – por duke u grindur e ndarë, një realitet i prekshëm, i rëndomtë yni.
Poezia “Invictus” nuk duhet harruar, thashë me vete, kur, në fakt po harrohet poezia, jo thjesht ajo e shkruara, por poezia e jetës si një mirëkuptim hyjnor.
“Invictus” ka frymëzuar shumë në jetë. Prandaj iu riktheva. Ka dhe një metaforë tjetër që del prej saj dhe merr tjetër domethënie, – do ta tregoj, – duke u bërë pjesë veprimtarish në realitete të ndryshme duke rihyrë sërish në art. Risjell copa bisedash, rrëfime, gjetje të miat për këtë poezi. Në një film të hershëm të kohës së luftës, Casablanca, citoheshin dy vargjet e fundit të poezisë. Dëgjo, në një film tjetër, ku luan dhe Ronald Reagani, që do të bëhej president i SHBA-së, recitohen dy strofat e para të poezisë. Vërtet? Po, po… Po edhe Presidenti Franklin D. Roosevelt thoshte se ishte një nga poezitë që donte më shumë…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU