Stephanie Stoychevska: Lundroj në qiellin e mesnatës

Lundroj në
qiellin e mesnatës.
Lundroj në
detin e mesnatës
në një varkë hëne.
Duke peshkuar ëndrrën
aq larg;
Duke peshkuar ëndrrën
aq afër.
Filispanja ime-një rreze hëne
dhe karremi-një yll i argjendtë.

Përktheu: Irena Dono

LEXO EDHE: Stephanie Stoychevska: S’do të jetë kurrë si më parë