Këndo zemra ime paprerë
në një poemë trëndafilash të egër
që lulëzojnë në qiellin mëngjesor
Një varg për dashurinë
Një varg për pikëllimin
Një varg për vajtimin.
Pikturo bukurinë e pamoshë
të fytyrës sime në kanavacën tënde
të akullit dhe dëborës.
Një ngjyrë për flokët
Një ngjyrë për buzët
Një ngjyrë për sytë.
Luaj shpirtin tim melankolik
në një simfoni në një piano të vjetër.
Një notë për mallin
Një notë për shpresën
Një notë për lirinë.
… Jeta imiton artin.
Përktheu: Irena Dono
*Titulli i origjinalit: “Jeta imiton artin”