Sueton Zhugri: Anna

Sueton Zhugri atome askënd
Sueton Zhugri

Poezi nga Sueton Zhugri

Ti mbart mbi xhaketë
katrorë dritaresh nga ato të mëhallës së vjetër.
Prekjen e rastësishme të vështrimit mashkullor mbi format e buta.
Sytë yjeplotë
që sikur ftojnë pareshtur
netëve të vona.
Buzët ujore transparente
që tejdukshëm mbajnë mbi shpinë
shtëpi të rrëpirta.
Mbështetur sa herë bërrylat
mbi banakun e ditëve,
tymin e ëndrrave mbledhur mbi taketuke
dhe hirin e fjalëve që si vullkan hedh kur thua:
“Me se mund t’iu shërbej zotëri?”
“Është e shtunë, Anna…
Të zakonshmen e baladave dhe fluturimeve”

19.5.2017

ObserverKult


sueton zhugri nesër e vogla ime

Lexo edhe:

SUETON ZHUGRI: SI DORË E DASHURISË PA ASKËND

Si dorë e dashurisë pa askënd
Përnjëmendje e të gjitha
vetmive të vogla e të mëdha
Të pakonsumuara

Erdha në botë duke qarë,
piva nga qumësht i fytyrës tënde
pellgje të mallëngjyera.
Një copë mishi e kuqe me sy të kaltër
rrëmbyer prej resh të nxehta

Kështu kanë ardhur dhe ikur
ditët dhe netët e të gjithëve
atyre që s’mund të jenë më,
veçse në kujtimet dhe ngjyrën
e syve të pasardhësve….

Poezinë e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:

SUETON ZHUGRI: NË NJË DITË SHIU

Në një ditë shiu dil në rrugë
Vëri pëllëmbët pranë njëra-tjetrës
E pasi të jenë mbushur
Hidhja fytyrës

Planet i ndërgjegjes
Do përmbytet.
Drita do të shkëlqejë syve të tua
E çdo element i të qenësishmes kozmike
Do të të ringjallet.
Perëndia do pasqyrohet pëllëmbëve të tua
Me sytë e Saj.

Mos e kërko larg të mbinatyrshmen,
Prej ditës që ti linde
E ke mbajtur në pëllëmbë, fare pa e ditur
Pastaj ke freskuar fytyrën me të…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU