Sueton Zhugri: Anna

nesër Mbi tavolinë kam lënë adresën e varrit që të shkosh të ujisësh fotografinë dhe lulet në verë, (mos u merr erë, është shumë herët)

Ti mbart mbi xhaketë
katrorë dritaresh nga ato të mëhallës së vjetër.
Prekjen e rastësishme të vështrimit mashkullor mbi format e buta.
Sytë yjeplotë
që sikur ftojnë pareshtur
netëve të vona.
Buzët ujore transparente
që tejdukshëm mbajnë mbi shpinë
shtëpi të rrëpirta.
Mbështetur sa herë bërrylat
mbi banakun e ditëve,
tymin e ëndrrave mbledhur mbi taketuke dhe hirin e fjalëve që si vullkan hedh kur thua:
“Me se mund t’iu shërbej zotëri?”
“Është e shtunë, Anna…
Të zakonshmen e balladave dhe fluturimeve”

ObserverKult