reklamë

Sueton Zhugri: Bukë peshku

Vetmia si xhelatinë kandilësh
ka mbërritur deri tek peshqit.
Tërë pendë ujrash, afrohen,
tjetërbotësí.
Nuk u mungon vetëm ushqimi,
seç kërkojnë me gojët hapur drejt qiellit.
Rralluar si indianë të Amerikës në fatin e tyre, me prekje,
kërkojnë nga lëkura e dorës sime
një inteligjencë kallpe,
një ndihmë
që nuk është aty,
një: “quo vadis Domine?”
diçka me kuptim
nga ky mishmash hyjnor,
nga të tharta-artat –
Esencën e ujrave të një kohe të vdekur…

2.10.2026

ObserverKult