Sueton Zhugri: Ç’është për ty dashuria?

nesër Mbi tavolinë kam lënë adresën e varrit që të shkosh të ujisësh fotografinë dhe lulet në verë, (mos u merr erë, është shumë herët)

Dashuria thonë:
është një fëmijë, syqashtër, plot shpresë
që dikur
dikush e vret.
Të tjerë thonë: është pëllumb i bardhë
nga ata të postës ajrore
që vjen të jep një lajm të mirë
por që e pikasin dhe e rrëxojnë në fluturim
për mishin e shijshëm.
Ende të tjerë thonë: është një natë me shi
për vit të ri
që të fut të dridhurat fare pa u lagur.
Ti ç’thua? Ç’është për ty dashuria?