Sueton Zhugri: Qeli me dritare në qiell

Je si një ushtare e bardhë
me kapele të kuqe.
Ja ku je, midis duarve të mia.
Ajri midis flokësh të buit…
Kafshuar buzën nga habija
shpirti i botës
rrotullohet ekuatorit të
buzëqeshjes tënde.
Dhëmbët i ke ngulur
shpatullës time
si kazma alpinistësh
që i ngjiten malit të dëshirës…

Edhe më parë
duhet të jemi ndeshur…
edhe në ato vite kur ende s’kishe lindur
e unë fillikat e bridhja botën…
Eko a hologramë je ti,
apo mish krijuesi
harruar monopateve të trupit tim?

Ta zëmë shpirt që nuk e njihja qiellin
dhe mjaftoi të të njihja
ty
që qielli të humbte në qiell,
Qeli me dritaren e syve t’tua
që burgosën
pafundësi yjesh e netësh.

4.9.2020

ObserverKult


Lexo edhe:

SUETON ZHUGRI: ANNA