Sueton Zhugri: Si dorë e dashurisë pa askënd

Sueton Zhugri atome askënd
Sueton Zhugri

Si dorë e dashurisë pa askënd
Përnjëmendje e të gjitha
vetmive të vogla e të mëdha
Të pakonsumuara

Erdha në botë duke qarë,
piva nga qumësht i fytyrës tënde
pellgje të mallëngjyera.
Një copë mishi e kuqe me sy të kaltër
rrëmbyer prej resh të nxehta

Kështu kanë ardhur dhe ikur
ditët dhe netët e të gjithëve
atyre që s’mund të jenë më,
veçse në kujtimet dhe ngjyrën
e syve të pasardhësve.

Uji dhe ajri kanë kujtesë. I mbushin
enët, siç ëndrrat popullojnë
kafkat e fosilizuara,
pa lënë as dhe një zgavër të lirë,
mundim apo molekulë.

Një dorë dashurie pa askënd,
që si gjethe, e shkuara hedh prapa.

8.4.2020

ObserverKult

Kliko edhe:


SUETON ZHUGRI: NUSELALË, NUSEPASHKË…