Sueton Zhugri: Sytë e saj

sueton zhugri nesër e vogla ime

Rrugëve shkoj si fëmijë i thyer
Një qafëdhembje, një ngërç në shpatulla, këputje mesi,
Si lulekëputur, hologram, brengë e një sëmundje pa shërim
Ditëve shkoj si
Fëmijë i thyer nga një gur
Sikur të kisha sëmundjen e tokës planetet e njerëzve më largohen
Kam nevojë për një prekje gjithëshëruese
Që zoti i erës të kthehet e të thotë:
— Dikush më preku —
Unë fëmija i thyer nga një gur në kohë
Ende shkoj rrugës duke kërkuar
Sytë e saj.