Sylvia Plath: Heshtja më dëshpëroi… ishte vetë heshtja ime…

Sylvia Plath ishte një shkrimtare e talentuar e poezisë, jeta e të cilës përfundoi shumë shpejt si pasojë e vetëvrasjes. Atraktive, e zgjuar dhe ambicioze, ajo dukej se kishte gjithçka.

Shumë nga të vërtetat u ekspozuan pas vdekjes së saj, zbuluar në letra që tregonin sekretet e errëta të marrëdhënies së saj tragjike me Ted Hughes.

Vepra e saj poetike, shumica e botuar pas vdekjes, gjithashtu zbulon shumë për gjendjen e saj të mendore gjatë udhëtimit të shkurtër të jetës së saj.

ObserverKult ua sjell disa thënie të Sylvia Plath:

Kur i jep dikujt gjithë zemrën tënde dhe ai nuk e dëshiron, nuk mund ta marrësh mbrapsht. Ka ikur përgjithmonë.

Unë dua të jetoj dhe të ndjej të gjitha nuancat, tonet dhe variacionet e përvojës mendore dhe fizike të mundshme në jetën time. Dhe unë jam tmerrësisht e kufizuar.

Nëse nuk prisni asgjë nga dikush, nuk do zhgënjeheni kurrë.

Mbani mend, mbani mend, kjo është tani, dhe tani, dhe tani. Jetoje, ndjeje, kapu pas tij. Unë dua të bëhem plotësisht e vetëdijshme për gjithçka që kam marrë si të mirëqenë.

Ndoshta kur e gjejmë veten duke dashur gjithçka, kjo ndodh sepse jemi rrezikshëm afër të mos dëshirojmë asgjë.

Ju duhet të jeni në gjendje të krijoni një jetë të vërtetë krijuese për veten tuaj, përpara se të prisni që dikush tjetër të sigurojë një të gatshme për ju.

Ajo që më tmerron më shumë është ideja e të qenit e padobishme: e arsimuar mirë, me brilancë premtuese dhe e zbehur në një moshë të mesme indiferente.

Gjëja më e vështirë është të jetosh pasurisht në të tashmen pa e lënë të njolloset nga frika për të ardhmen ose keqardhja për të shkuarën.

Heshtja më dëshpëroi. Nuk ishte heshtja e heshtjes. Ishte vetë heshtja ime.

Sylvia Plath është poete, romanciere dhe tregimtare. Ajo lindi më 27 tetor 1932, në Boston SHBA dhe vdiq, duke kryer vetëvrasje, më 11 shkurt 1963, në Angli.

Plath-i u vlerësua që herët nga kritika për poezinë e saj origjinale, të përmbledhur veçanërisht në dy vëllimet The Colossus dhe Other Poems. Në vitin 1982 fitoi dhe çmimin Pulitzer (pas vdekjes) për Collected Poems.

Romani i saj i vetëm Kambana e qelqtë (The Bell Jar) është gjysmë autobiografik, me emra vendesh dhe personazhesh të ndryshuar dhe u botua në janar 1963 (një muaj para vdekjes) nën pseudonimin letrar Victoria Lucas e u prit në fillim me shpërfillje të madhe nga kritika.

E përgatiti: V. K.- ObserverKult


Lexo edhe:

TRADHTIA VRET VETËM DASHURITË E VDEKURA, ATO QË REZISTOJNË BËHEN TË PAVDEKSHME…