Takimi i Ismail Kadaresë me Ramiz Alinë: Lironi të burgosurit politikë, hiqni dorë nga izolimi i vendit…

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujtoi, kohë më parë, një ngjarje të 3 shkurtit të vitit 1990, kur shkrimtari Ismail Kadare zhvilloi një takim me Ramiz Alinë. Atëherë kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Në qendër të bisedimeve ishte situata kritike e vendit në kapërcyell të viteve ‘90.

Konteksti i kohës, në mungesë të demokracisë dhe të mirëqenies ekonomike, do të motivonin kërkesën e shkrimtarit Kadare për azil politik në Francë.

DPA sjell letrën që shkrimtari i mirënjohur i drejton kreut të shtetit, Ramiz Alisë, disa muaj pas takimit mes tyre.

Mes të tjerash, Kadareja shkruan: “Demokratizimi i plotë i jetës, heqje dorë nga dhuna.

Po ashtu lirimi i të burgosurve politikë, heqja dorë nga izolimi i vendit, nga mbrojtja e
Sta linit.

Lejimi i fesë dhe i lirisë së të shprehurit e të tjera si këto. Kanë qenë disa nga kërkesat që ua kam paraqitur të formuluara në mënyrë krejtësisht të saktë në pranverë të këtij viti.

Ato kanë qenë vazhdimi logjik i asaj që kam shprehur e kam mbrojtur në veprën time gjatë shumë viteve.

Ashtu siç është i tillë edhe vendimi për të lënë vendin tim”./ATSH

ObserverKult


Letra dërguar Enver Hoxhës, ja çka i shkruante Ismail Kadare

Lexo edhe:

KUR ISMAIL KADARE I SHKRUANTE LUFTAR PAJËS, JA ÇKA KËRKOI NGA AI

Nga: Xhevdet Shehu

Historia e një letre se si shkrimtari i shquar Ismail Kadare dhe artisti Luftar Paja kanë ndihmuar një vajzë për të marrë një të drejtë studimi në vitin 1990.

Kjo histori ka ndodhur tridhjetë vite më parë. Ma tregoi krejt rastësisht ditët e fundit aktori i shquar i humorit, Artisti i Popullit, Luftar Paja.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU: