Poezia “Më pëlqen kur…” nga Pablo Neruda
Më pëlqen kur hesht, sikur të mos ishe,-
Sikur më sheh nga larg e zëri im nuk t’arrin.
Thua sikur prej teje fluturuan sytë,
Dhe sikur nga një puthje goja t’u vulos.
Si gjithë këto sende që më rrethojnë,
Ti ngrihesh e mbushur me shpirtin tim.
Flutur e gjumit të trazuar,
Ti je vetë fjala trishtim.
Më pëlqen kur ti hesht dhe rri si e largët.
Sikur unë të shqetësoj, flutur që fërgëllon
Më vështron nga larg dhe zëri im nuk t’arrin.
Lermë që unë të hesht tani në qetësinë tënde.
Lermë që unë të flas me ty në këtë heshtje,
E shndritshme si një llambë, si një unazë.
E heshtur e plot yje, ti je si vetë nata.
Ti hesht me heshtje yjesh, nga qetësitë e largta.
Të dua kur ti hesht, sikur më zhdukesh fare.
E largme dhe e dhimbshme, sikur të jesh e vdekur.
Mjafton një buzëqeshje- përse duhet një fjalë?
Që unë të gëzohem se s’është e vërtetë vdekja.
Përktheu: Fatos Arapi
ObserverKult
Lexo edhe:
“NËSE TI MË HARRON…”, POEZI NGA PABLO NERUDA
Dua të dish
diçka.
Ti e di se si është:
kur shoh
hënën e kristaltë, degën e kuqe
të vjeshtës së ngadaltë në dritaren time,
kur prek
pranë zjarrit
hirin e pakapshëm
apo lëvoren e rrudhur të drurit,
gjithçka tek ti më çon,
sikur çdo gjë që ekziston,
aromat, drita, metalet,
të qenkëshin varka të vogla duke lundruar
drejt ishujve të tu që presin mua…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU
——————————-
Lexo edhe:
NJË SHI I TRISHTË NA BIE NË ZEMËR… POEZI NGA MARIO BENEDETTI