Të falim, apo jo! Njeriu i fortë fal! Si mendoni ju?

Falja është urti, mençuri dhe vetëm ata që ia dinë vlerën këtij akti thonë se më mirë është të falim. Të falim, por të mos harrojmë. Kjo shkaku që të mos na përsëriten sëish situtuatat e ngjashme e të mos dalim në rolin e budallait.

Por, të shohim se si e kanë parë faljen, mendjet e mençura. ObserverKult ju sjell dis aforizma që flasin rreth asaj nëse duhet të falim apo jo.

të ndjej grua... falim

Zoti ka falur edhe ata që i vranë të birin!/ Terence Hill

Vetëm të vdekurit kanë të drejtë të falin, kurse të gjallët kanë detyrë të mos harrojnë!/ Chaim Herzog

Ai që nuk di të falë të tjerët shkatërron edhe urën mbi të cilën do të kalojë edhe vetë!/George Herbert

Njeriu i fortë fal!/ Khalil Gibran

Vetëm pasi ke dashuruar mund të urresh, vetëm pasi urren mund të kërkosh falje!/ Robert Frost

Miqtë tanë janë ata që i njohin të metat e veta aq mirë sa që na i falin tonat!/ Moulton Farnham

Fyerjet mund të falen, por jo të harrohen!/ Ezopi

Mos kërko kurrë falje se ke shprehur ndjenjat e tua, sepse kështu kërkon falje për të vërtetën!/ Benjamin Disraeli

Falja është pothuajse dëshmi indiference. Dashuria nuk falë kurrë!/ Madam de Souza

Secili nga ne fal aq sa mund të dashurojë!/ Frabcois de la Rochefouchauld

Vetes i falim gjithçka të tjerëve asgjë! / La Fontaine

Fajësimi i mban plagët të hapura. Vetëm falja shëron! / Thomas L. Monson

Të dobëtit nuk munden kurrë të falin. Falja është zotësi e njerëzve të fortë! / Mahatma Gandhi

Falja nuk është gjithmonë e kollajtë. Ndonjëherë, duket më e dhimbshme se plaga që na u hap, që të falësh atë që na e shkaktoi. E megjithatë, nuk ka paqe pa falje! / Marianne Williamson

Të falësh. Është një prej dhuratave më të mëdha që mund t’i bësh vetes. Fali të gjithë! / Maya Angelou

Falja nuk ndryshon të kaluarën, por ajo zgjeron të ardhmen! / Paul Boese

Të tjerët fali ndonjëherë, por veten kurrë!/ Katoi

Përgatiti U.V./ ObserverKult


Lexo edhe:

MARTESA I NGJAN VDEKJES! SIDOQOFTË MË MIRË TË JESH I MARTUAR SE I VDEKUR!