Të fortët nuk duhen nga të gjithë…

gra...

“Të fortët dinë kur vijnë apo largohen”, poezi nga S. Zavattari

Të fortët nuk duhen nga të gjithë.
Ata janë të parehatshëm.
Janë të vështira për t’u përdorur.
Të fortët dinë ta ndiejnë veten,
i dinë të drejtat e tyre
dhe s’janë të gatshëm të dorëhiqen.
Dinë të jenë të lumtur,
pavarësisht gjithçkaje.
Kanë rrënjë të fuqishme,
që s’mund të çrrënjosen.
S’është e lehtë të shkatërrosh
parimet e tyre,
dinjitetin e tyre,
vetëbesimin e tyre.
Janë të aftë të mbështesin
çdo të vërtetë,
goditjet e fatit,
torturat e tradhtisë
stuhitë e emocioneve të dikujt.
S’kanë frikë nga dhimbja:
tashmë, e kanë përshkuar ferrin vetjak
dhe dinë t’i shndërrojnë plagët në mençuri,
dinë të shijojnë jetën,
duke ruajtur në zemër
bukurinë dhe butësinë.
Nuk enden nëpër rrugët e njerëzve të tjerë,
nuk bëjnë tregti në lumturi,
nuk lypin dashuri.
Por nëse do ta njihnin këtë ndjenjë,
do ta pranonin si dhuratë
dhe kurrë s’do t’i tradhtonin ata që duan.
Duke jetuar me ndershmëri,
të fortit zhvillohen,
thellohen.
Secili prej tyre mban një kryq vetjak
pa e lënë të bjerë mbi supet e të tjerëve.
Kur bëjnë gabime,
ringrihen duke nxjerrë një mësim,
në vend që të padisin dikë tjetër.
Të fortët dinë të largohen përgjithmonë.
Mos e vini në provë qëndrueshmërinë e tyre: do të dorëzoheshit.

Ujdisi shqip: Rielna Paja

ObserverKult


giacomo leopardi

Lexo edhe:

GIACOMO LEOPARDI: OH SIKUR TË MUNDJA…

Bukuri e shtrenjtë që më shtie dashuri,
edhe kur je larg apo kur fytyrën ma fsheh,
Madje dhe në gjumë kur zemrën si
hija e një Hyjnie ma përpëlit,
apo nëpër fusha ku shndrit
dritë e ditës dhe e natyrës buzëqeshje;
Ndoshta ti bekimin i jep
të pafajshmit shekull të artë,
apo njerëzve u fluturon e qetë
mes syve të shpirtrave? Apo mos vallë fati i mjerë
prej nesh të fsheh, për të të ruajtur brezave të tjerë?

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult