Poezi nga Teodor Keko
Dashuria ime, je pronё e tё tjerёve,
vjedhurazi vjen, hajdutshe shkon
u trembesh syve si qelizave kanceroze,
nga dimri i syve prej meje shtegёton.
Dashuria ime e dashuruar pёrdhunshёm
pas vijave tё bardha tё kёsaj bote.
Sipas urdhёrit tё semaforёve vjen tek unё
prish puthjen dhe s’paguan kuitancё gjobe.
Dashuria ime, shkurtimi i jetёs sime,
mё gjatё e mё lumturisht pa ty do rroja,
frika jote absurd kafshon ditёt e mia,
kёshtjellat e gёzimit kthen nё rrёnoja.
Dashuria ime, pronё e tё tjerёve,
puthja me orar, takimi me orar unik…
çdo thyerje nё majё tё gishtёrinjve, tinёs botёs,
sikur tё isha mё i tmerrshmi armik.
Dashuria ime, shkurtim i jetёs sime…
ObserverKult
——————————————–
Lexo edhe:
ISMAIL KADARE: TË HUAJ JEMI PREJ KOHËSH…
Të huaj jemi ne prej kohësh,
Ç’ish për t’u thënë është thënë,
Si gurët që zënë vend në tokë,
Në jetë vend ne kemi zënë.
Drejt njëri-tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet,
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje.
Por natën, kur i lodhur truri,
Portat i mbyll me qetësi,
Ti gjen një shteg e futesh brenda,
Një shteg që vetëm ti e di.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult