Poezi nga Teodor Keko
Kur e di se do të vdesёsh,
Pemёt kanё mё shumё lule
dhe mё shumё yje qielli ka.
Mё tё mirё dhe mё tё çuditshёm janё njerёzit,
qё nuk e kuptojnё se hija e trupit tё tyre
ёshtё vetё vdekja.
Kur e di se do tё vdesёsh,
toka ёshtё pjellore si grua
dhe qielli ta shuan pёrjetёsisht etjen me shirat e tij
dhe avionёt nuk fluturojnё pёr t’u rrёzuar
dhe njerëzit nuk lindin pёr t’u bërё nesёr tё liq.
Mё mirё ta dish se do tё vdesёsh!
Lulet lule do tё jenё dhe nuk do tё kundёrmojnё mё trishtim
dhe njerёzit do tё kthehen mё shpesh te distributor i harruar
tё furnizohen falas me besim…
ObserverKult
Lexo edhe:
TEODOR KEKO: KUR S’MË DO NJERI, PSE DUHET TË DUA UNË…
Ishte një tip tmerrësisht i egër e brutal, sa të detyronte të besoje në teorinë e Cezare Lombrozos për kriminelët. Me të mund të ziheshe e të therreshe për hicgjë. Edhe atëherë kur ja ngritën plaçkat dhe e internuan nga Tirana nja tre vjet të mira, për thikën që i nguli shefit të repartit, deklaroi serbes fare në gjyq se po i ardhkësh keq që s’i paskësh tundur këmbët haleja!….
Atëherë mori frymë lirisht një lagje e tërë e ra në prehje edhe vetë rajoni i policisë, që e kishte bujtës të rregullt, ama, kur u kthye, po ai Mark brutal e vandal qe. Vetëm se ishte bërë më i rëndë si tip, s’para denjonte ta kthente vemëndjen shumë nga ordinerët, ose të vecklit dhe kjo s’ishte pak, sidoqoftë. Kur një vrasës nuk denjon të merret me femrat, për shembull, është fitore e madhe, se nuk do të ketë viktima nga rradhët e këtij seksi….
Tekstin e plotë e gjeni KËTU