Teodor Keko: Por unë s’e njoh… kam frikë…

teodor keko
Teodor Keko (1958–2002)

Larg syve mbetën buzëqeshjet
dhe dashuritë nga zemrat larg.
Veç vdekja afër, fare afër
me dorën ngritur qëndron në prag.

Dëgjoj trokitjen, puthjen ia ndjej,
shprishje gjymtyrësh në trupin tim.
I dashuruar pas dashurisë
mbeta i veshur me qejf.

Sot s’është çudi në prag të jetë
duke trokitur vetë dashuria.
Por unë s’e njoh. Kam frikë. S’hap derën.
Drejt vdekjes shkoj, siç një jetë ika.

*Titulli i origjinalit: “Larg syve mbetën buzëqeshjet…”

ObserverKult


Lexo edhe:

TEODOR KEKO: UNË TË KAM DASHUR GJITHMONË, GJITHMONË TË KAM KUJTUAR…