Teodor Keko: Ti s’vjen më, mjerisht s’vjen më…

Poezi nga Teodor Keko

Oh, ç’mrekulli do ish të vije,
Në sup, symbyllur të rrije pranë,
Dhe dora jote si dorë artisti,
Ta kthente gjoksin tim në kitarë!

Por ti s’vjen më, mjerisht s’vjen më,
Veç motin ngroh e dërgon erë,
Që unë të qaj me një lot,
Që unë të përqafoj një pemë…

ObserverKult

————————————————-

Lexo edhe:


TEODOR KEKO: UNË KURRË S’TË THASHË: TË DUA…

Sado të mundohem që t’i të mos hysh
në vargjet e mia je gjithmonë.
Ti ngrite një varg të madh në zemër
me ndjenjën që mbet jehonë.

E di, s’mund ta hap zemrën dhe ti
mos dalësh si lulja e parë e pranverës.
Ti je në çdo gulç të shpirtit tim,
gjithmonë një afsh i madh dehës.

Pse mbete vallë? As vetë se di!
Unë kurrë s’të thashë: Të dua!
Kurrë vetes s’i thashë me besim:
Jam i sigurtë, ajo më do mua!

POEZINË E PLOTË E GJENI KËTU