Teodor Keko: Unë kurrë s’të thashë: Të dua…

teodor keko
Teodor Keko (1958–2002)

Unë kurrë s’të thashë: Të dua… poezi nga Teodor Keko

Sado të mundohem që t’i të mos hysh
në vargjet e mia je gjithmonë.
Ti ngrite një varg të madh në zemër
me ndjenjën që mbet jehonë.

E di, s’mund ta hap zemrën dhe ti
mos dalësh si lulja e parë e pranverës.
Ti je në çdo gulç të shpirtit tim,
gjithmonë një afsh i madh dehës.

Pse mbete vallë? As vetë se di!
Unë kurrë s’të thashë: Të dua!
Kurrë vetes s’i thashë me besim:
Jam i sigurtë, ajo më do mua!

Këtë se mora vesh kurrë.
Ti ike e qetë pa bërë jehonë.
Megjithëse kurrë s’të thashë: Të dua,
në zemër më mbete përgjithmonë.


Titulli i origjinalit: “INTIME

—————————————————————————————-

LEXO EDHE:

Bashkëshortja kujton Teodor Kekon: Kam 19 vjet që jetoj me kujtimet për ty

Më fal!
Gjithnjë e më shumë bindem se njeriu jetoka dhe e mbushka shpirtin me kujtime. Kam plot 19 vjet që vazhdoj të jetoj, në fakt mbijetoj, me kujtimet e atyre viteve të jetesës intensive me ty.

Nga Xhuli Shkurti Keko

Por ngaherë në ditët e fundgushtit , në këto 19 vjet, përballoj dicka më të fortë, ndjenja e humbjes më është më prezente se cdo ditë të vitit.

Në çdo 20 gusht filloj e përgatis veten për takimin e datës 22 e pas çdo takimi kthehem në shtëpi më e zhgënjyer se kurrë sepse prapë, megjithëse flas e flas, asnjë përgjigje nuk marr prej teje, asnjë buzëqeshje, asnjë përqafim.

Shpesh e ngushëlloj veten duke menduar se mbase ti merr kohe të mendohesh, mbase gjërat rrjedhin më ngadalë në atë botën ku ti tashmë jeton, mbase sa të mbërrijnë atje fjalët e mia e sa të kthehen mbrapsh përgjigjet e tua duhet ca kohë.
Kushedi mbase ti pret rastin që përgjigjet t’i dërgosh sa herë unë e fëmijët kemi më shumë nevojë, në atë mënyrën që vetëm ti vazhdon të dish ta bësh aq mirë, me mbështetjen që na jep pikërisht në momentin e duhur…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU

ObserverKult