Trishtimi. Ai vetëm mua më përket! Iku një vajzë. E desha dhe i thashë shko! Jeta ime boheme në dy metra katrore vdes. Vdekja! Ç’fjalë e trishtme dhe e fortë! Nuk vdes njeri nga dashuri e humbur. Sidoqoftë, dhimbje ka. Edhe vdekja në metastaza dhembjesh është strukur, galopi i tyre baraz me hata. Po bota jeton. Jeton njeriu. Me dhembje, dhe më i lumtur. Unë dua të jetoj. Ajo, gjithashtu. Dhe iku. Trishtimi vetëm mua më përket! Për inat të tij bëhem më i bukur!