Teqeja e Kaninës, aty ku u varros kryeministri i fundit i Perandorisë Osmane

OSMANE

Ku u varros kryeministri i fundit i Perandorisë Osmane?

Teqeja e Kaninës apo Teqeja e Haxhi Bektash Veliut, ndodhet në qendrën e fshatit. Ndërtimi i saj lidhet me emrin e kryeadmiralit të flotës turke, Sinan Pashës, që u vendos në Vlorë dhe Kaninë në fillimet e shek.

XVI, pasardhësit e tij janë pinjollët e familjes së famshme të Vlorajve.

Tyrbja e hershme e Sinan Pashës, e ngritur në fillim të shek. XVI pranë teqesë, tashmë nuk ekziston.

Të dhëna me rëndësi për tyrben, teqenë dhe një skicë për të, gjenden në studimin e Eqerem bej Vlorës për kalanë e Kaninës. Në këtë teqe u varros dhe kryeministri i fundit i Perandorisë Osmane, Ferid pashë Vlora.

Në vitin 2014 pranë Teqesë u varrosën eshtrat e Eqerem bej Vlorës. Teqeja e Kaninës u shpall Monument Kulture i Kategorisë I në vitin 2006.

Ruhen mjaft elementë elemetë dekorativë të fasadës. Qoshllitë janë të punuar me gur karakteristik të skalitur. Salla ndriçohet nga një sistem dritaresh të ngritura në lartësi dhe të zbukuruara me qemer.

Për shumë kohë kujdestarë të kësaj Teqeje ka qënë fisi Shehaj i Kaninës.
Sot kjo Teqe është Monument Kulture i kategorisë së parë.

ObserverKult

LEXO EDHE:

Kush ishte Paulin Preka? Mjeshtri i humorit që hyri në familjet shqiptare nga “Çifti i lumtur” deri te “Toka Jonë”!