Thënie nga Paulo Coelho: Jeto, sepse ke vetëm një jetë…

paulo coelho
Paulo Coelho

Paulo Coelho, autori brazilian i shumë librave të përkthyer në të gjithë botën, është një ndër shkrimtarët më të mirë të kësaj epoke, i nderuar me qindra çmime të rëndësishme.

Janë të njohura edhe shprehjet e librave të Paulo Coelhos, të cilat kanë mbetur gjatë në memorien e çdo lexuesi.

Në kemi përzgjedhur për ju, disa nga thëniet e tij më të bukura:

– Nuk ka rëndësi sa i mirë është një person, ai do të lëndohet gjithsesi. E rëndësishme është t’i falësh ata që të lëndojnë dhe të vazhdosh përpara me jetën tënde.

– Duhen vite për ta ndërtuar besimin dhe vetëm pak sekonda për ta shkatërruar atë.

– Nuk duhet t’i ndryshojmë miqtë, por të kuptojmë se edhe miqtë ndryshojnë.

– Rrethanat dhe ambienti kanë ndikim tek ne, por jemi ne përgjegjës të vetes sonë.

–  Duhet të jesh ti nën kontroll të veprimeve të tua, ose ato do të kontrollojnë ty.

– Heronjtë janë persona që kanë bërë gjërat e nevojshme për të bërë, të përballonin pasojat.

– Durimi kërkon shumë praktikë.

– Ka njerëz, të cilët na duan por nuk dinë se si ta tregojnë atë gjë.

– Ndonjëherë, personi që mendoje se donte të shihte sa më keq, është ai që të ngre, kur bie.

– Vetëm pse dikush nuk të do, ashtu siç do të doje, nuk do të thotë se ti nuk e do veten tënde.

– Nuk i duhet thënë asnjëherë një fëmije se ëndrrat janë marrëzi: do të ishte një tragjedi, nëse ai do të bësonte këtë gjë.

– Jo gjithmonë është e rëndësishme të të falë dikush. Në pjesën më të madhe të rasteve duhet të jesh ti që e fal veten tënde.

– Nuk ka rëndësi në sa copëza të thyhet zemra; bota nuk ndalet duke pritur që ti të marrësh veten.

– Ndoshta Zoti dëshiron që ne të njohim disa njerëz të gabuar, përpara se të njohim personin e duhur. Kështu që, kur më në fund e gjejmë atë person, do të dimë të jemi mirënjohës.

– Kur mbyllet një derë lumturie, të hapet një tjetër, por ne e mbajmë mendjen aq shumë tek dera që na mbyllet, saqë nuk e shohim atë që sapo mund të jetë hapur për ne.

– Miku më i mirë është ai, me të cilin mund të ulesh diku apo të ecni bashkë pa thënë asnjë fjalë dhe kur të ndahesh me të, të mendosh se ajo ka qenë dalja dhe biseda më e bukur që keni pasur ndonjëherë.

– Është e vërtetë se nuk e vlerësojmë diçka, deri në momentin që e humbim. Por është po aq e vërtetë që nuk e njohim atë që na mungon, deri në momentin që na shfaqet në jetën tonë.

– Duhet vetëm një minutë për ta ofenduar dikë, një orë për t’i pëlqyer dikujt, një ditë për ta dashur, por duhet një jetë për ta harruar.

– Mos kërko për paraqitjen, sepse ajo mund të të gënjejë. Mos e kërko shëndetin, ai mund të dobësohet. Kërko dikë që do të bëjë të buzëqeshësh, sepse duhet vetëm një buzëqeshje për ta zbukuruar një ditë. Gjej atë që e bën të buzëqeshë zemrën tënde.

– Ka momente në jetë kur dikush të mungon aq shumë. Saqë do ta nxjerrësh nga ëndrrat e tua për ta përqafuar në të vërtetë.

– Ëndrro çfarë të pëlqen; shko ku do të shkosh; ji ai që do të jesh, sepse ke vetëm një jetë dhe vetëm një mundësi për të bërë gjërat që do të bësh.

– Vendose veten përherë në vendin e të tjerëve. Nëse nuk do të ndiheshe mirë, me shumë mundësi edhe ata nuk ndihen mirë.

– Njerëzit në dukje të lumtur nuk kanë çdo gjë të mundshme, thjesht shohim çdo gjë të bukur në gjërat që kanë.

– Dashuria fillon me një buzëqeshje, rritet me një puthje dhe përfundon me një “Lamtumirë”.

– E ardhmja më e mirë është e bazuar tek e shkuara e harruar. Nuk mund të ecësh në rrugën e duhur në jetë përpara se t’i lësh prapa krahëve dështimet dhe dhimbjet e së shkuarës.

– Kur ke lindur, ke qarë ndërsa të tjerët rreth teje po qeshnin. Jetoje jetën në një mënyrë të tillë që kur të vdesësh, të jesh personi që qesh, ndërkohë që të tjerët rreth teje qajnë.

E përgatiti: A. S.- ObserverKult


Lexo edhe:

COELHO: KUR BIEM NË DASHURI GJITHNJË DUAM TË BËHEMI MË TË MIRË NGA Ç’JEMI