ObserverKult ju sjell disa thëne të zgjedhura që flasin për edukatën dhe arsimin.
“Edukimi është lëvizje nga errësira në dritë. ” – Allan Bloom
” Vetëm të edukuarit janë të lirë ” – Epikteti
” Gjithkush dhe çdo gjë rreth jush është mësuesi juaj ” – Ken Keyes
” Edukimi është një mbrojtës më i mirë i lirisë sesa një armatë këmbësorie ” – Edward Everett
” Edukata është arma më e fuqishme të cilën ne mund ta përdorim për të ndryshuar botën.” – Nelson Mandela
” Mësimi është një dhuratë edhe atëherë kur dhimbja është mësuesja juaj ” – Anonime
” Gjeniu pa edukatë është sikur argjendi në minierë ” – Benjamin Franklin
“ Edukimi nuk është përgatitje për jetë; edukim është vet jeta “ – Xhon Djui
“Arsimi është metodë bazale e përparimit dhe e reformimit social” – Xhon Djui
“ Edukimi është një dhuratë të cilën askush nuk mund të na e marrë tutje “ – Amerikane
“ Shpresa kryesore e një kombi qëndron në edukimin e drejtë të të rinjve të tij “ – Erasmo Roterdami
“ Të mësuarit është një thesar i cili e shoqëron pronarin e tij kudo “ – Kineze
“ Edukimi nuk është mbushje e një kove, por ndriçim i një zjarri “ – William Butler Yeats
“ Arsim është ajo që mbetet, pasi ke harruar çfarë ke mësuar në shkollë. “ – Albert Ajnshtajn
“ Arsim është ajo që mbijeton kur ajo që ka qenë e mësuar është harruar “ – B. F. Skinner
” I arsimuar është ai që mund të mendoj për atë që ndjen, të thotë atë që ai e mendon dhe ta dijë se çfarë thotë ” – Nikolai Frederik Severin Grundtvig
“ Dy janë nëpunësit kryesorë të shtetit: nëna dhe mësuesi “ – Viktor Hygo
“ Rrënjët e arsimit janë të hidhura, por fryti është i ëmbël. “ – Aristoteli
“ Arsimi është investimi më i mirë për moshën e pleqërisë “ – Aristoteli
“ Unë kurrë nuk kam lejuar shkollimin të ndërhyjë me edukimin tim. “ – Mark Twain
” E vetmja gjë që ndërhyn në të mësuarit tim është arsimimi im ” – Albert Ajnshtajni
“Qëllimi arsimit është të zëvendësojë një mendje bosh me një të hapur.” – Malcolm Forbes
” Arsimi është çelësi për të hapur derën e artë të lirisë.” – George Washington Carver
“Edukimi është një zjarr shëndritës, jo një enë që mbushet.” Sokrati/ ObserverKult
Lexo edhe: