ObserverKult ju sjell disa thënie të bukura kushtuar nënës:
“Nuk gjen në botë jastëk më të mirë se sa prehëri i nënës, e as trëndafil më të bukur se sa thellësirat e shpirtit të saj!” – Shekspir
“Gjithçka që jam apo shpresoj se do të jem, ia kam borxh nënës time engjëllore!” – Abraham Lincoln
“Jeta fillon duke u zgjuar dhe dashuruar fytyrën e nënës!” – George Eliot
“Dashuria e nënës është karburanti që lejon një person të thjeshtë për të arritur të pamundurën!” – Marion C. Garretty
“Në veshët e një fëmije, fjala “nënë” është magjike në të gjitha gjuhët!” – Arlene Benedict
“Ka mijëra gra, por vetëm një nënë!” – Proverb bolivian
“Nëna: çdo dashuri fillon dhe përfundon atje!” – Robert Browning
“Zoti nuk mund të ishte kudo, prandaj i krijoi nënat!” – Proverb hebraik
“Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!” – Johann Heinrich Pestalozzi.
ObserverKult
——————————–
LEXO EDHE:
Borges: Harresa është hakmarrja e vetme dhe falja e vetme…
————————-
Lexo edhe:
Ramë Lahaj ia dedikon nënës së tij këngën “Për mu paska ken’ kismet”
Ai me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se kjo ishte kënga e preferuar e mamasë së tij.
“Në ato netët e rralla të viteve të fundit, kur jemi ulë me pa televizor bashkë si dikur. Kur u mbledhshim mas darke e sigurisht unë kryet n’prehnin tand, televizori e dha kangën “Për mu paska ken’kismet ” ja rrite zanin e me the “fort e du qet kangë”.
Lexo tekstin e plotë KETU