Në vazhdim ju sjellim disa thënie të zgjedhura shkodrane:
- T’bana bir, me hjekë mirë; m’dole dreq me hjekë keq.
- Aj mend xixi mend, as për vedi as për kënd.
- Lype – s’ta japin; merre – s’t’thojnë gja.
- Kur s’ke pula mos ban “ish”.
- Ka thanë frati shko te shtrati n’mos t’marrtë gjumi t’pushon shtati.
- Deka me nder asht kapak florini.
- Ç’ka del prej mice gjun për mij…
- A ke pa me fjetë?
- Do punue koka, me prodhue toka!
- Kryet thi e menden fmi.
- Zoti të dhashtë bereqet n’tru.
- Mendja e madhe e zeza e t’zot.
- Inatin e mramjes, lene për nadje…
- E han marren me bukë.
- Qari e zarari janë motër e vlla!
- Nuk kam hall se m’des, kam hall se m’ndrron ves!
- T’hyftë vedja n’qejf!
- Çdo fis, e ka nji pis!
- Shtat e hije, e mend as i fije!
- Nata asht e hueja!
- Sillu e përsillu, bjer n’kuj e lidhu!
- Rrej se rritesh!
- Bane t’mirën e hidhe n’det, n’mos ta dit’t peshku, ta din Zoti vetë.
- Kur s’ka njeri mend ka kamë.
- Kmisha me arrna e trupi me barna s’mbahen.
- Zemra m’don – betha s’ma mban.
- Vesha – kopilesha.
- Malli i mirë shitet afër.
- Kush ka mik ka çiflik.
ObserverKult
Lexo edhe:
OBJEKTET ME VLERË RUHEN NË ARKIVAT E FAMILJEVE SHKODRANE
———————–
Lexo edhe:
“KAFSHATA E MADHE TË MBETET NË FYT”, 25 FJALË TË URTA SHQIPTARE