
Ti muzë e vargut të mallëngjyer,
Ti far i brigjeve të Jonit,
Që udha të më shkonte mbarë,
I luteshe mbrëmjeve Poseidonit.
Ti nimfë e detit me zë flladitës,
O, ti i kuqi trëndafil, i erës,
Që në mes dimrave të acartë,
Më sillje stinën e pranverës.
Ta njoh shpirtin tënd plot dritë,
Dhe sigurisht të kam besuar,
Se si dënesje dhe nga meraku,
Netët e gjata i gdhije zgjuar.
Këto që shkruaj mbase janë thënë,
Prej qindra poetësh nëpër mote,
Po prapë çdo fjalë bëhet e shpirtshme,
Nga fryma dhe magjia jote.
Ti ma njeh shpirtin harrakat,
Dhe natyrisht fort mirë e di,
Se si shkon jeta në këto brigje,
Përzier gaz – brengë e tollovi.
Ndaj kurdo dhe kudo gjendem,
Bregut a deteve nëpër lundrime,
Gjej kohë dhe i drejtohem hyut,
Për ty me lutje dhe përgjërime.
ObserverKult
Lexo edhe:






