Timo Flloko: Dashuria është “pije” që deh…!

Timo Flloko

I thashë zemrës, je në risk
Kur kaq fort ti rreh!
Pse të trembem, thotë zemra
Ndjenjat pse t’i fsheh…?!

Sa pandehma, iluzione
Gracka fati ngreh?!
Zemra ime, dashuria
Është “pije” që deh…!

Me shigjeta helmatuese
Të godet e ti s’sheh
Le të gjuajnë, gufon zemra
S’më vdes ai helm…!

Dhimbjen kur unë thellë ndjej
Botës pse t’ia fsheh?
Çfarë më shumë se dashuria
Na merr mendtë, na deh ?!

ObserverKult


Lexo edhe:

“JEMI TALLUR”, TIMO FLLOKO I KËRKON FALJE PUBLIKUT PËR DISA NGA ROLET NË FILMAT E PERIUDHËS SË KOMUNIZMIT

Periudha komuniste në Shqipëri, la pas shumë plagë për popullin shqiptar. Në kohën kur akoma nuk është kërkuar falje për krimet komuniste të kryera ndaj popullit, aktori Timo Flloko, ka kërkuar falje publike për ato role që ka luajtur gjatë viteve të diktaturës dhe kanë cenuar sensibilitetin e shtresave të ndryshme të shoqërisë.

“Publiku duhet ta dijë se për atë faj apo krim në aspektin krijues që ne kemi bërë, kërkojmë falje”,- u shpreh Timo Flloko kohë më parë në “News 24”.

Flloko ka folur për rolin e tij në Teatrin Kombëtar, atë të Martin Dysartit në dramën “Equus”, me regji të Dino Mustafiç, për kritikën, por edhe për debatin në lidhje me ndalimin e disa prej filmave të realizuar përpara viteve ’90.

Flloko e pranon se në disa syresh, sidomos në filmat me partizanë, ka elemente qesharake dhe se Balli Kombëtar dhe kleri është trajtuar në mënyrë tendencioze e tallëse, por, sipas tij, ka edhe filma që nuk përbëjnë asnjë problem.

“Po ç’të keqe ka filmi me Ismail Qemalin, po qoftë edhe ata filma me partizanë, si te “Malet me blerim mbuluar”, me atë dasmën, që për mua është një film i mirë? A ka pasur tendencë skematike, keqtrajtuese? Në disa drejtime, sigurisht që po. Jemi tallur e stërtallur me ballistët.

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU