Sa të kam dashur, dikur…
Tani gjithçka e trishtë.
Për shkak të harresës, ndoshta,
ku ta dish!
Sa ëndërroja për ty, dikur…
Tani jo, mjerisht.
Për shkak të harresës, ndoshta,
të dashurisë!
Kur rendnim pas yjeve, dikur…
Të luajtur, natyrisht.
Mbi shpinë të Arushës së Madhe,
Kometës me Bisht.
Qielli e ka humbur magjinë.
Dhe hënë e brishtë.
Për shkak të harresës, ndoshta,
ku ta dish!
Çudi sa të kam dashur, dikur…
s’kthehet asgjë sërish.
Ç’kuptim do të kishte harresa,
ndryshe po të ish?!
*Titulli i origjinalit: “Harresa”
ObserverKult
——————————
Lexo edhe:
TIMO FLLOKO: SI MA NDANË FAMILJEN PAS PRISHJES ME JUGOSLLAVINË
Aktori shqiptar Timo Flloko ishte rrëfyer para publikut gjakovar si asnjëherë më parë. I ndodhur atje, vite më parë, si i ftuar i edicionit të parë të filmit me metrazh të shkurtër “Gjakova film festival”, aktori shqiptar kishte përçuar emocione te publiku, në një bashkëbisedim që ka zgjatur më shumë se 2 orë, i zhvilluar në kuadër të edicionit të parë të këtij festivali.
Ai kishte folur për përvojat e tij, familjen, teatrin dhe filmin shqiptar.
“Mund të duket pakëz e ekzagjeruar, por gjatë rrugës për në Gjakovë, tërë kohën më është bërë mishi kokrra-kokrra, kur shihja sesa shumë jemi afruar me njëri-tjetrin”, ka thënë aktori, ndërsa për herë të parë ka treguar historinë e familjes së tij, e cila për disa vite kishte jetuar mes Kosovës dhe Shqipërisë së ndarë.
Ai ka rrëfyer se ka lindur dhe ka jetuar në Pejë deri në moshën 8-vjeçare, ndërsa në gjashtë prej këtyre vjetëve ka jetuar i ndarë nga babai dhe vëllai i tij…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU