Me hijen tënde tretem
Unë çdo natë vetëm
Sytë e tu në terr më fshihen
Për ne të dy ka mbetur
Një jetë tjetër
Na pret atje në prehje
Tani ti fle në një shtrat resh
Me engjëjt pranë si një hyjneshë
Jeta, vitet shpirt një herë mbarojnë
Koha vdekja janë një iluzion
Ëndrrat e mia ngjiten dhe vijnë atje mbi re
Por ty s’të gjejnë dhe fiken
Për dashurinë s’mjaftojnë ndoshta dhe njëmijë vjet
Krahë lus o zot të ngjitem
Ja unë po vij dhe po trokas
Në portën tënde lart në parajsë
Jeta, vitet shpirt një herë mbarojnë
Koha, vdekja jo nuk ekzistojnë.
ObserverKult
Lexo edhe:
TIMO FLLOKO ZBULON DISA “SEKRETE”: SI E REALIZOVA ROLIN E MATO GRUDËS, Ç’MË THA DRITËROI
Çdo tekst i Dritëro Agollit shquhej nga mprehtësia, humori i hollë, gjuha e pasur, gdhendja e karaktereve. Nga këta të fundit ka të tillë që janë ngulitur thellë në memorien e lexuesit apo shikuesit, kur ai ka marrë mish e gjak prej një aktori. I tillë është edhe Mato Gruda, personazhi kryesor i romanit dhe filmit “Njeriu me top”.
Ishte aktori Timo Flloko, ende i ri në karrierën e tij asokohe, që pati fatin t’i jepte frymë Mato Grudës dhe ta kthente në batutë thënien e tij “Atë e di unë!”.
Në librin me kujtime “Ky është Dritëroi im”, aktori Timo Flloko tregon për njohjen me shkrimtarin Dritëro Agolli, autorin e skenarit të filmit “Njeriu me top”, “përpëlitjet” artistike për realizimin e rolit; dëshirën për t’u takuar me të gjatë xhirimeve; takimin me të pas shfaqjes; për të vijuar me miqësinë që lindi dhe shkëmbimin e ideve për letërsinë. Për aktorin Timo Flloko, ishte një fat të jetoje në kohën e Dritëro Agollit…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU