Timo Flloko: Të kërkoj e nuk të gjej…

ylli im timo flloko poezi

Poezi nga Timo Flloko

Të kërkoj,
të kërkoj e nuk të gjej,
në çdo vend ku këmba shkel,
ti askund, askund nuk je.
Të kërkoj,
si i çmendur të kërkoj,
nëpër botën që s’mbaron,
sa dhe fryma më ndalon.

Pse?
pse më torturon?
K’të natë.
Pse ?
thonë unë jam njeri,
pa fat.

Ti,
dhe njëherë po të kthehesh ti,
ja ku jam.
Dhe njëherë të më duash prapë
ja ku jam.
Dhe njëherë ti të jesh e imja,
ja ku jam
Parajsën të ta fal.

Dhe njëherë të të mbajë në duar,
ja ku jam.
Dhe njëherë të më bësh të vuaj,
ja ku jam.
Dhe njëherë të më vrasësh mua,
ja ku jam.
Dhe vdekja le t’më marr.

Më mungon,
zërin tënd nuk e dëgjoj.
Një mesazh në telefon,
shpirti im sa më mungon.
Më mungon,
prekja jote më mungon,
trupi yt kur drithëron,
dhe një puthje që s’mbaron.

Pres,
pres të më vish,
k’të natë.
Pres,
çdo njeri e ka,
një fat.

Ti,
dhe njëherë po të kthehesh ti,
ja ku jam.
Dhe njëherë të më duash prapë
ja ku jam.
Dhe njëherë ti të jesh e imja,
ja ku jam,
parajsën të ta fal.
Dhe njëherë të të mbajë në duar,
ja ku jam.
Dhe njëherë të më bësh të vuaj,
ja ku jam.
Dhe njëherë të më vrasësh mua,
ja ku jam.
Dhe vdekja le t’më marr.

ObserverKult


Lexo edhe:

TIMO FLLOKO: ZOTIT IU LUTA KUR MBETA PA TY…