Tradhtia është një tradhti, por nuk është domosdoshmërisht fundi i dashurisë; tradhtia ndodh edhe në marrëdhënie të lumtura.
Në vazhdim ObserverKult, u sjellë disa thënie nga autor të ndryshëm mbi tradhëtinë:
Po të mos ekzistonte tradhtia, ku do të përfundonte imagjinata e poetëve? /Denis de Rougemont
Tradhtia në çift, nuk është ajo ora e vetme që gruaja kalon me dashnorin, por krejt nata që kalon me bashkëshortin. /George Sand
Tradhtohet më shpesh prej dobësisë sesa prej dëshirës për të tradhtuar. /François de La Rochefoucauld
E vetmja gjë që njeriu mund të tradhtojë është ndërgjegjja. /Joseph Conrad
Liria e dashurisë nuk është më pak e rëndësishme se liria e mendimit çfarë sot quhet tradhti bashkëshortore, dikur quhej herezi. /Victor Hygo
Nëse nuk ndihesh mirë me një burrë, nuk duhet ta tradhtosh, por ta ndërrosh. /Cristiana Capotondi
Ka më tepër nder tek tradhtia se tek gjysmëbesnikëria. /Giovanni Giudici
Tradhtia vret vetëm dashuritë e vdekura, ato që rezistojnë bëhen të pavdekshme. /Massimo Gramellini
Tradhtia është shoqja besnike e shumë martesave moderne. /Guiseppe Garibaldi
Përgatiti T.K/ ObserverKult
Lexo edhe:
DHJETË LEKSIONE DASHURIE NGA FRIDA KAHLO: KUR DASHURON FAL EDHE TRADHTINË!