
JU ftojmë të lexoni tri poezi nga Rifat Kukaj:
Nëna
Ti ke pak zjarrmi
Voglushe Leonorë,
E nënës i digjet
Zemra në krahërorë.
N’mëngjes, po e zëmë
S’të hahet – nuk ha,
Urinë e tërë botës
Nëna at’ ditë e ka…
Oh, pa pandehur gishtin
E gërvishte pak,
E di ç’ndodh me nënën?
Zemra i pikon gjak!
Mbi shtrojen më t’butë
Ajo shpesh këlthet:
-Kam dro’ ndonjë pupël
Vashëzën mos ma vret.
Më fal trëndafil
Ç’po të buzëqeshin petalet
Trëndafil bukurosh,
Si re të buta mbi male
Petalet që më shohin prore
Më ngjyrën rozë
Si npër qepallat qumështore
Më fal o mik për ngrysjen
Time dhe drithërime…
Unë do të t’shoh dhe verën tjetër
Po kurrë me sytë e nënës sime.
Pëllumb i bardhë
Atij pëllumbi të bardhë
në botë më i miri,
që në sqep fort mban
një degëz ulliri…
Atij pëllumbi të lehtë
që po fluturon,
i besoj vërtetë
kur Dreni e pikturon..
Në sytë e tij ninëzat
e tua po shkrihen,
e në zemër ritmet
me tuat përtërihen…
Vizatoje, ngrije n’erë
duke e mbajtur në dorë,
sille disa herë
rreth globit tokësor
ObserverKult
Shkrimtari Rifat Kukaj, si fillorist: Koha kur plisi ishte obligativ për nxënësit! (Foto)
Në fotografinë e postuar më poshtë, mund ta shihni shkrimtarin e njohur për fëmijë, Rifat Kukaj, si fillorist në Drenas.
Rifat Kukaj (25 tetor 1939 – 11 shtator 2005) lindi në Tërstenik të Drenicës. Ishte prozator, poet, dramaturg, përkthyes dhe skenarist i letërsisë për fëmijë dhe të rritur që kontribuoi në afirmimin e krijimtarisë letrare shqiptare në rrjedhat ndërkombëtare.
Pamja e mëposhtme është bërë në Gjimnazin e Ultë Shqiptar në Drenas, më 9 mars 1951. Kukaj është i nxënësi me libër në duar (i rrethuar në foto). Ai, si të gjithë nxënësit tjerë, kanë plisa në kokë sepse mbajtja e tij ka qenë e detyrueshme në shkollat e dikurshme të Kosovë.
ObserverKult

—————————-
Lexo edhe: