Turp paskajor
(ose udha e epërme)
Me marrë udhën e epërme
e me u ul’ n’krye t’vendit e kuvendit
me u ba mbret lakuriq
me fol’ mbarë e mbrapsht
me ba çdo gja që s’duhet me ba
me e ba edhe gjakun ujë
e mos me pasë asnji fije turpi
as prej atit as prej dheut as prej shpirtit
mozomakeq nga lavdia e zezë.
ObserverKult
Lexo edhe:
AHMET SELMANI: KUJDES NDAJ DASHURISË
(ose sa keq që s’është feniks)
Kujdes
ndaj dashurisë
është e brishtë si qelqi
thyhet edhe me një guralec
e bëhet copë-copë
ndaj kurrë mos e lë të vdesë
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
AHMET SELMANI: DASHURIA KA SY FLUTURASH
(ose bashkimi i tokës me qiellin)
Dashuria
ka sy fluturash
dhe sodit nga qielli në tokë
mbi lulet e çelura
pastaj
vriktas zbret poshtë
ndalet mbi fletëzat e luleve
dhe e sodit qiellin e kaltër
kështu
e bashkon qiellin me tokën
dhe hap rrugën prej ajri
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
AHMET SELMANI: PËRKUFIZIMI I VETMISË
Poezi nga Ahmet Selmani
(ose murgu rebel)
Vetmi
nuk është vetëm atëherë
kur mbyllesh brenda katër mureve
vetmi
është edhe atëherë
kur ti s’je siç janë të tjerët
vetmi
është edhe atëherë
kur ti s’mendon siç mendojnë të tjerët
vetmi
është edhe atëherë
kur ti flet siç nuk flasin të tjerët
vetmi
është edhe atëherë
kur ti s’bën siç bëjnë të tjerët
vetmi
është edhe atëherë
kur ec fillikat gjatë rrugës
s’ka më e keqe se kjo vetmi
të gjithë të shohin si të çmendur
dhe ka dy zgjidhje për të shpëtuar
ose të dalësh prej mbretërisë së saj
e të bëhesh si të tjerët
ose duhet të jetosh me të
derisa të vdesësh
si murg rebel.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult