U arrestua- pastaj e kërcënoi Elvana Gjatën e tani thotë se do shkoj në Shqipëri

Shemsi Krasniqi-Shemi, anëtari i grupit muzikor “Ilirët”, ka vazhduar të insistojë se do të këndoj këngën kushtuar komandantit legjendar, Adem Jasharit, në “Sunny Hill”.

Shemi ka thënë se do të shkojë në Shqipëri, atje ku do të mbahet festivali më datën 26-28 gusht në Tiranë.

“Në Shqipëri ka me shku. Jo do të tentoj, por do të shkoj e atje keni me m’pa. Më në favor timin ka me qenë atje”, u shpreh Shemi.

Kujtojmë se këngëtari kosovar u arrestua të shtunën nga policia pasi pa autorizim kishte hipur në binën e festivalit “Sunny Hill”.

Sipas Shemsi Krasniqit të grupit të njohur shqiptar “Ilirët” arrestimi ka ardhur pas një konflikti verbal që ka pasur me organizatorin dhe themeluesin e Sunny Hill Festival, Dukagjin Lipa.

Ai po ashtu gjatë një interviste e kërcënoi hapur këngëtaren Elvana Gjata.

“Ja tregoj qefin unë asaj. Kur ta zo diku ja tregoj qefin asaj. Di me u bë edhe i keq unë. Mundet me qenë edhe kërcënim. Se ajo e ka ditë ngjarjen çfarë po ndodhë, këtë e ka bërë me qëllim. E ka ditë, si s’e ka ditë. A e ke parë incizimin? Si guxon me dal me bë hajgare me hero të kombit, s’e dinë as tekstin as asgjë”, tha ai për T7./gazetametro


Lexo edhe:

KËNGËTARI KËRCËNON PUBLIKISHT ELVANA GJATËN: DI TË BËHEM EDHE I KEQ…

Festivali “Sunny Hill” padyshim solli emocione të forta. Yje të shumta të muzikës erdhën në Prishtinë, për të performuar para shqiptarëve, por edhe shumë të huajve të cilët kishin ardhur enkas për këtë festival.

Por bujë të madhe bëri edhe tentativa e solistit të grupit “Ilirët”, Shemsi Krasniqi, i njohur si Shemi i cili kishte tentuar të performonte në podiumin e këtij festivali pa qenë fare i ftuar…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult