Nga Umberto Eco
Nuri është një cilësi e veçantë që s’ka asgjë të përbashkët me bukurinë apo shëmtinë: Gerard Depardieu, për shembull, nuk ka bukuri të një Jean Marais por ai zotëron një nur. Mos më pyesni sidomos se ç’është nuri. Po ta dija, do të përgatisja një Histori të nurit…
Nuri është, ndryshe nga bukuria dhe nga shëmtia, ai që ka më shumë të mistershme, përmban lëvizje të parëndësishme, yçklina të parëndësishme. Sidomos shikimi që përbën nurin: ajo çka mund të jetë e hijshme për mua mbase nuk do të jetë për ju.
Do të mundja të përmendja disa aktore që e gjithë bota i konsideron si shumë të bukura, por që, në sytë e mi, nuk kanë kurrfarë nuri.
Filozofët e kanë rrahur shumë gjatë ndryshimin mes të mirës dhe të bukurës. E mira është diçka që ne e dëshirojmë dhe që dëshirojmë për ta zotëruar. Për shembull: ky veprim i tillë është heroik dhe ne do të dëshironim të ishim personi që e kryen – ndërsa e bukura është një formë që mund ta çmojmë pa e zotëruar – mund ta dua një vepër arti pa e zotëruar domosdoshmërisht – ose atëherë kjo ringre psikoanalizën: është rasti i koleksionistit të çmendur që do të vjedhë Xhokondën, jo për t`ua ekspozuar shikimeve të të ftuarve të tij, por për ta sekuestruar në një qilar…
Ajo çka karakterizon të bukurën, është që ofron një shikim pa interes. Shën Thoma Akuini dhe Kanti e kanë teorizuar mrekullisht këtë. Por tek e shëmtuara, kjo është shumë e ndërlikuar.
Ajo çka është e shëmtuar kristalizon krupën. Është e duhur për strukturën tonë fiziologjke. E shëmtuara është pra shumë e lidhur me trupin, ndërsa e bukura duket të jetë diçka e jashtme. E shëmtuara fillon aty: aty ku unë nuk dua të prek.
ObserverKult
Lexo edhe: