Nga Chairil Anwar
Pishat e përhapura në distancë,
kur dita bëhet natë,
degët përplasin dobët në dritare,
të shtyra nga një erë e zjarrtë.
Unë jam një njeri që arrita të mbijetoj,
fëmijërinë e kam lënë me kohë pas,
ndoshta një thërrime e mbetur prej saj,
tani nuk llogaritet aspak.
Jeta nuk është veçse shtyrje e mposhtjes,
një tëhuajëzim në rritje nga dashuria e papenguar e rinisë,
në njohje ka gjithmonë diçka që e pathënë mbetet,
para se ta pranosh më në fund në heshtje.
Përktheu: Irena Dono