Jemi pak këtu dhe padyshim gjithmonë atje.
Kujtimet tona janë kristalizuar, harrohen
Është era e jetës që fluturon larg, herë – herë jep marramendje.
Aty ku thuhej gjithçka, u mbyt para nisjes.
Në këtë univers të ri, asgjë nuk shkruhet më.
Aty ku gjithçka kundërmon duke gëlltitur vuajtjet tona.
Është një vend me njëmijë e një flamuj.
Fillimi i një fundi të pashmangshëm, të pamëshirshëm.
Pa politika, filozofi dhe kapital
Tingëllimi i gjunjëve të vdekjes.
Përmes çastit godet çdo ditë
Një udhëtim i gjatë i mishëruar nga ne, të mbijetuarit…
Dhe gjatë rrugës për këtë njeri të huaj,
nganjëherë furtunë në ikje.